Rreth 150 miliardë dollarë të ardhura nga nafta janë vjedhur dhe kontrabanduar nga Iraku që nga rënia e Saddam Huseinit në vitin 2003, tha presidenti i Irakut, siç citohet nga media, në prezantimin e një ligji të ri që synon luftimin e korrupsionit.
“Nga afër një trilion dollarë të bërë nga nafta që nga viti 2003, rreth 150 miliard dollarë të parave të vjedhura janë kontrabanduar nga Iraku.” – tha Presidenti Barham Saleh, cituar nga The Neë Arab, ndërsa ai i kërkoi parlamentit Irakian të ‘miratojë këtë pjesë të rëndësishme të legjislacionit, në mënyrë që të frenohet praktika e përhapur që ka pllakosur kombin tonë të madh’.
Projektligji që Saleh paraqiti në parlament parashikon një vëzhgim të ngushtë mbi transaksionet e shumave mbi 500,000 dollarë si dhe llogaritë bankare, me një fokus të veçantë në llogaritë me 1 milion dollarë ose më shumë.
Fatkeqësisht, ligji nuk mund të kalojë kurrë në parlament, raporton The Neë Arab, duke cituar një ekspert lokal të sigurisë dhe politikës.
“Është sigurisht një nga pjesët më të mira të legjislacionit të propozuar nga dega ekzekutive që nga viti 2003. Por a do të miratohet? Unë dyshoj.” – i tha AFP, Fadel Abo Ragheef.
“Partitë politike që u përkasin ligjvënësve do të veprojnë për ta sabotuar atë, kështu që nuk kalon. Në publik ata do ta mbështesin atë, por prapa skenave, ata do të bëjnë gjithçka për të parandaluar miratimin e tij, sepse shumë nga politikanët janë të përfshirë në këtë çështje.”
CNN citoi presidentin Irakian të thoshte se legjislacioni i propozuar do të kërkojë gjithashtu të rikuperojë 150 miliardë dollarë në fondet e vjedhura përmes bashkëpunimit me qeveritë e tjera dhe organizatat ndërkombëtare.
“Këtu unë përsëris thirrjen e Irakut, të cilën ne kemi lëshuar më parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për formimin e një koalicioni ndërkombëtar për të luftuar korrupsionin përgjatë linjave të koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS.” – tha Presidenti Saleh.
Iraku aktualisht fiton rreth 5 miliardë dollarë të ardhura nga eksporti i naftës bruto. Gjatë tremujorit të parë, të ardhurat e naftës së vendit arritën në 15.53 miliardë dollarë, me 40% nga tremujori i katërt i vitit të kaluar dhe me 1.5 miliard dollarë nga tremujori i parë i vitit 2020.
Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani