Vendosni fjalën kyçe....

Babai i 15-vjeçares së përdhunuar në Mirditë: Jemi kërcënuar, policia i ka emrat e 3 të tjerëve që janë përfshirë në ngjarje


Babai i 15-vjeçares që u përdhunua në Mirditë ka thënë sot se familja e tij ka marrë kërcënime pas arrestimit të 5 personave që akuzohen për krimin.

Ai e bëri deklaratën në News24, ku pohoi se në këtë ngjarje janë përfshirë edhe 3 persona të tjerë, emrat e të cilëve i ka policia.

Babai i së miturës kërkoi me forcë që shteti të bëjë drejtësi.

“Jemi të tronditur, veç personave të arrestuar janë edhe të tjerë të cilët duhet të thirren nga policia. Janë edhe 3 të tjerë, policia i ka emrat, këta janë në gjendje të lirë në fshat. Kemi disa ditë që po na bëhet presion, shteti duhet të veprojë. Shkolla nuk na ka pohuar asgjë, ka pasur psikologe shkolla por ne nuk kemi pasur asnjë komunikim me të. Babai i 31-vjeçarit ka akuzuar se vajza ka qenë e lidhur me 17-vjeçarin ka gënjyer dhe nuk kanë çfarë justifikojnë. Kanë akuzuar vajzën për një lidhje me 17-vjeçarin por kjo është gënjeshtër pasi duan të mbulojnë veprimet e tyre. Kërkoj nga shteti të jepet drejtësia.” – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *