Vendosni fjalën kyçe....

Basha takime në Korçë: Zgjedhjet për kreun e PD tregojnë se jemi parti e hapur, e garës dhe e vlerave


Pas takimeve të djeshme në Qarkun e Beratit, sot kreu i PD-së është ndaluar në Qarkun e Korçës.

Në fjalën e tij përpara strukturave të PD-së në këtë qark, Basha, tha se synon që zgjedhjet e brendshme për kreun e PD-së ta nxjerrin partinë më të bashkuar e më të fortë për të vijuar garën për rrëzimin e regjimit të qeverisë Rama.

Ai theksoi se zgjedhjet e brendshme tregojnë se PD është parti e hapur, e garës, vlerave e qytetarrisë.

“E vetmja forcë që mund ta vijojë betejën për ndryshim është vetëm Partia Demokratike. Të gjithë po e shohin se sa i kushton vendit pengimi me forcë i ndryshimit më 25 prill. Ne kemi dalë para qytetarëve me program, me ndershmëri, me ide, ata erdhën me banda, kriminelë, lekët e oligarkëve. Ne do e vijojmë qëndresën krah për krah me njëri-tjetrin. Zgjedhjet e brendshme në PD tregojnë se jemi parti e hapur, e garës, e vlerave, e qytetarëisë, europiane. Hapi i parë në vijimin e betejës është 13 qershori. Ajo do i tregojë gjithë Shqipërisë se ne jemi garancia për ta çuar aspiratën e tyre deri në fund.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *