Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Tiranës për prishjet e pallateve në Kombinat: Kemi mirëkuptimin e komunitetit


Bashkia Tiranë ka pohuar sot se për prishjen e ndërtimeve në Kombinat ka mirëkuptimin e banorëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë Aurel Çuko tha se procesi i prishjes së pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 pritet të përmbyllet brenda tre muajsh.

“Sot jemi në Kombinat, ku po vazhdojmë me procesin e prishjes, proces që ka filluar prej disa kohësh. Besojmë se fazën e parë në Kombinat e mbarojmë brenda pak ditëve. Në total ne kemi 198 pallate, të cilave u kemi bërë aktekspertizë të thelluar. 111 janë për t’u prishur dhe vetëm në Kombinat janë për t’u prishur 67 pallate. Besoj se brenda 2-3 muajve e përfundojmë procesin e prishjeve. Me procesin e evakuimit kemi nisur prej kohësh. Kemi mirëkuptimin e të gjithë komunitetit. Kemi lëvizur gjithë plaçkat, orenditë e pajisjet shtëpiake, ndaj nuk kemi asnjë lloj konflikti për ecurinë e këtij procesi.” – tha Çuko.

Ditën e djeshme banorët e një pallati në Kombinat protestuan për prishjen e pallatit ku jetojnë prej më shumë se 40 vitesh.

Ata kërkuan që pallati të ndërtohet në të njëjtin vend ku është ndërsa shtuan se nuk kanë asnjë qartësi lidhur me atë që do ndodhë me pronat e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *