Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi për zgjedhjet e 25 Prillit: Policia ka kërkuar pamjet filmike të numërimit, SPAK ka nisur hetimet


Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë një informacion mbi kërkesat e bëra nga partitët politike në lidhje me procesin e rinumërimit dhe parregullsive gjatë zgjedhjeve të 24 Prillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi thotë se pamjet filmike janë kërkuar nga policia, se në KQZ kanë arritur 10 kërkesa për informacion nga SPAK dhe dy vendime për sekuestrime të materialeve.

“Për zgjedhjet e 25 prill 2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës.Për zgjedhjet 25 prill 2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar….

Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit. Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore.”– shkruan Celibashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *