Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti shqiptar në parlamentin serb: Vetëm SHBA mund ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën


Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se vetëm SHBA-ja mund ta detyrojë presidentin Aleksandar Vuçiç të njohë Kosovën.

Në një lidhje me emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Kamberi tha se nuk kishte besim se BE-ja mund të çonte në një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

“Bashkim Evropian nuk mund të çojë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për arsye se ka disa vite që po ndërmjetëson këto bisedime dhe nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Kemi disa marrëveshje të nënshkruara të cilat deri tani nuk janë respektuar. Serbia akoma nuk është përballur me një presion të drejtpërdrejtë ndërkombëtar për të bërë hapin përfundimtar në drejtim të Kosovës. Mendoj që SHBA mund ta detyrojë Serbinë që të shkojë në këtë drejtim.”- thotë deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Deklaratat e presidentit Vuçiç se nuk do të njohë Kosovës deputeti Kamberi i sheh si pjesë të fushatës së tij dhe se nëpërmjet këtyre deklaratave fshihen qëllime të tjera: “Ai me këto deklarata po luan rolin e të fortit duke qenë në prag zgjedhjesh dhe po përgatitet për fushatë. Besoj se synimi i tyre nuk është më Kosova, por tregtia nëpërmjet Kosovës për territoret e Bosnjës, apo ndryshim territori.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *