Vendosni fjalën kyçe....

“Do lyhem me benzinë bashkë me fëmijët”- Familja në Zall Herr kundërshton marrjen e tokës nga shteti për ndërtimin e lagjes së re: Nuk na kanë njoftuar


Banorët e Zall Herrit pretendojnë se po u marrin pronat e trashëguara prej të parëve dhe kanë shkuar për të ndaluar mjetet që shkuan në tokat e tyre të hapin themelet e lagjes së re në kuadër të Rindërtimit.

Ky moment është shoqëruar me tensione nga dy palët.

Familja Lame që është pronare e një sipërfaqe toke prej 28 mijë metrash katrorë, pretendon se nuk është vënë në dijeni në rrugë zyrtare për projektin dhe se kanë ardhur në mënyrë flagrante për t’iu marrë pronën e tyre që e kanë të trashëguar nga gjyshi, i cili nuk jeton më.

“Punëtorët që kishin ardhur këtu nuk kishin asnjë lloj dokumenti për të nisur punimet. 

Ne bazohemi vetëm te ajo që është publikuar në mënyrë zyrtare, nuk na ka ardhur asnjë informacion në rrugë zyrtare, tani është në proces shpronësimi, e kemi marrë vesh nga kërkimet që kemi bërë vetë. Nuk na ka njoftuar askush. Përveç pjesës së pallateve do marrin edhe tokën për t ‘ia dhënë të tjerëve.

Ne dimë që në Shqipëri ka ligj, akoma nuk e dimë as shifrën që do të shpronësohemi, me gojëdhëna na kanë thënë që 1200 lekë të vjetra metri. Ne nuk na kanë thënë asgjë.“- shprehen përfaqësuesit e familjes Lame në një prononcim për “Fax News”.

Një tjetër nga anëtarët e kësaj familjeje, ka deklaruar: “Do lyhem me benzinë bashkë me fëmijët e mi, dhe do të digjem këtu. Ne jemi palestinezë s‘jemi shqiptarë sipas shtetit. Na bëjnë lloj lloj provokimesh”.

“Kam shkuar tek njësia, më kanë thënë shko tek bashkia. Kam shkuar te bashkia, më kanë thënë kalo tek zyra e informacionit. Kemi bërë kërkesa në mënyrë sistematike, pot ë shkoni atje i gjeni se duhet të jenë të regjistruara besoj. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. I kam shkruar 20 herë rresht Erion Veliajt. Ka qenë e pamundur të takoj një njeri të vetëm. As nuk jemi kompesuar asnjë qindarkë dhe bëhet fjalë për një pronë që është për normën për frymë. Tani vjen shteti dhe ma merr, unë jam në të drejtën e ligjit dhe të drejtën e Zotit t’i kërkoj pushtetarëve të mi se çfarë do të bëhet me ne. Nuk jemi kundër që të ndërtohen, por ne çfarë do bëjmë. Ose të na japin ndonjë letër që jemi të padëshurueshëm dhe të shkojmë të kërkojmë azil ku të mundemi. Ose të na ngarkojnë me plaçka e të na degdisin në internim. Se s’ka ngel gjë tjetër.”- tha banori i cili theksoi disa herë se nuk e kanë penguar investimin, por vetëm kërkojnë të dinë se sa do kompesohen për pronën, pasi nuk janë kontaktuar nga askush për këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *