Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi me 12 plumba i Everest Çakës, forca të shumta policie ushtrojnë kontrolle në Elbasan, ndalohen dy persona


Dy persona janë ndaluar në Elbasan lidhur me vrasjen e Everest Çakës rreth dy javë më parë.

Forca të shumta policie zbarkuan në qytet para pak çastesh duke ushtruar kontrolle të shumta në lagjen ‘Skënderbej’ ku 41-vjeçari u qëllua për vdekje mbrëmjen e 11 majit.

Ai u qëllua me 12 plumba brenda mjetit, ku ndodhej edhe bashkëshortja e tij, Silvana, e cila mbeti e plagosur.

Viktima kishte pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania. Çakës i ishte ekzekutuar i vëllai në Spanjë vite më parë si dhe kushëriri Arjan Spahiu në Belgjikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *