Gjykata e Lartë ka rrëzuar pretendimet e Emiliano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë, për t’u liruar nga qelitë e regjimit të egër “41bis”.
Ai ndodhet prej muajsh i izoluar në regjimin ’41 biss’ dhe afati i vendosur nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, përfundon në gusht të vitit 2021.
Shullazi dhe grupi po vuajnë një dënim me 55 vite burg në total dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzat e “gjobëvënies” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.
Ndërkohë çështja penale po shqyrtohet në Apel, por prej më shumë se një viti procesi ka ngecur dhe nuk ka ende një vendim.