Shqipëria ka lejuar uljen e avionit që vinte nga Bjellorusia ditën e sotme. Avioni me turistë nga është ulur në Rinas pasditen e sotme.
Mjeti ajror që është nisur nga kryeqyteti i vendit Minsk dhe pasi ka kaluar përmes Hungarisë ka mbërritur në Shqipëri.
Të hënën, BE-ja i vendosi sanksione Bjellorusisë pasi kjo e fundit detyroi në ajër një avion të Ryanair të nisur nga Greqia drejt Lituanisë të ulej në Minsk duke arrestuar një gazetar.
Të hënën BE-ja vendosi sanksione ndaj qeverisë së Lukashenkos duke përffshirë ngrirjen e investimeve të parashikuara prej 3 miliardë eurosh në vend si dhe mbylljen e kufijve ajrorë e fluturimeve me Bjellorusinë.