Ministri gjerman për Europën i ka bërë thirrje për nisjen e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë në BE.
Michael Roth i kërkon Brukselit që të mbajë premtimin që u ka dhënë dy vendeve ndërsa shton se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
“Rrugës për në Shkup e Tiranë! Koha e duhur për BE-në për të mbajtur premtimet e saj dhe për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Evropiane – të veprojmë me vendosmëri tani në mënyrë që të mos ketë dyshim për të.” – shkruan Roth në Twitter.