Vendosni fjalën kyçe....

Një dëshmi, dy botë


Nga Klodian Tomorri

Dëshmia e Dominic Cummings në Parlamentin britanik është prova më e fortë se si masakra që bëri Covidi nëpër botë ishte “dhuratë” nga qeveritë. Cummings ishte këshilltari kryesor i qeverisë britanike për pandeminë. Pjesë nga dëshmia sot në Parlament:

“Në mes të shkurtit 2019, gjysma e qeverisë ishte duke bërë ski nëpër resortet dimërore. Nëersa Boris Johnson mendonte se Coronavirusi ishte një përrallë për të frikësuar njerëzit, njësoj si gripi i derrit. Kur  flisje për rrezikun nga Covid në 10-th Doëning, të tallnin.”

“Ne e shtypëm butonin e alarmit shumë më vonë nga sa duhej. OBSH po ashtu hezitoi në mënyrë të pashpjegueshme të shtypte butonin e alarmit. Kur e bëri ishte shumë vonë.”

“Në komitetin shkencor shumica mendonin se imuniteti natyral i tufës ishte i pashmangshëm. Ne që kërkonim të forconim mesazhin “qëndro në shtëpi”, të cilin qeveria nuk e pëlqente aspak, ishim pakica.”

“Qeveria e kuptoi shumë vonë që po shkonte në drejtimin e gabuar. Kur e kuptuan, ndryshuan kurs. Por ishte shume vonë.”

“I kërkoj falje të gjithë qytetarëve që humbën të afërmit e tyre. Ato ishin vdekje të evitueshme. Qeveria dështoi në mënyrë të tmerrshme, kur publiku kishte më shumë se kurrë nevojë për të.”

Në Parlamentin britanik është hapur hetim mbi mënyrën se si qeveria e menaxhoi krizën e pandemisë. Vitin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar pati 1.2 vdekje për mijë shtesë nga mesatarja shumëvjecare. Në Shqipëri vitin e kaluar, pati 2 për mijë vdekje shtesë, pra dyfish.

Atje këshilltari kryesor i Kryeministrit kërkoi falje para popullit, ndërsa Parlamenti ka vënë nën hetim qeverinë. Këtu qeveria thotë që e menaxhuam pandeminë më mirë se gjithe bota. Tani krahasoni pak këtë me Rakacollin, Tominin dhe Komitetin tonë të Ekspertëve. Dy botë të ndryshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *