Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: KAS do provat që i ka para syve, ata që i paditëm në SPAK për krime zgjedhore po numërojnë votat në KQZ


Nënkryetari i PD-së, Paloka, ka thënë se drejtues të administratës së Durrësit që janë denoncuar në SPAK nga selia blu për krime zgjedhore janë numërues votash në KQZ edhe pse duhet të ishin në punën për të cilën paguhen.

Paloka shkruan më tej se e ka theksuar edhe më herët se KAS nuk ka nevojë për të tjera prova pasi i ka aty brenda duke numëruar votat.

“Drejtues te administrates ne Durres, pikerisht ata qe jane denoncuar nga PD ne SPAK per krime zgjedhore, nderkohe qe duhej te ishin ne punen e shtetit per te cilen paguhen me parate e shiptareve, jane prape sot ne sherbim te partise ne rinumerimin e votave ne KQZ! Sherbetoret e Rames ne KAS nderkohe pyesin se ku jane provat qe administrata eshte perdorur ne kundershtim me ligjin per zgjedhjet !!! Une e kam shprehur publikisht , qe nje dite perpara se KAS te filloj shqyrtimin e ankimimeve te opozites, se sherbetoret e Rames aty , njesoj si shefi i tyre, nuk do te pyesin as per ligjin e as per faktet per te zbuluar te verteten e masakres zgjedhore te 25 prillit! Kjo per fat te keq po vertetohet cdo dite! Te turpshem e te shpifur si shefi i tyre, ca si kameleon e ca zvarranik te llojeve te tjera, kane hedhur poshte gjithshka.” – shkruan Paloka.

Paloka shton më tej se manipulimi i votës e krimet zgjedhore që kanë vulosur rezultatin janë bërë para procesit të rinumërimit e për këtë arsye KAS e pranon kërkesën e LSI-së për rinumërimin e votave në Qarkun e Durrësit.

Ai thekson se blerja e votës në Durrës është bërë si me lekë në dorë ashtu edhe me lekët e shtetit dhe të BE-së.

“Sot po jap nje fakt te vogel per te treguar se sa groteske eshte ajo qe po ndodh ne KAS! Behet fjale per Durresin. Pasi hodhen poshte gjithe kerkesat e PD per terheqjen e provave nga institucionet ( sic i detyron ligji ) pranuan nje kerkese per rinumerim te LSI-se. Si edhe ne disa raste te tjera, kjo behet per tu perdorur si justifikim qe gjoja jo te gjitha kerkesat e opozites nuk u pranuan…Pranojne rinumerim sepse dihet nga te gjithe qe manipulimi dhe krimet zgjedhore qe kane vendosur rezultatin, jane kryer ne proceset para numerimit perfshi ketu ato qe jane publike dhe lehtesisht te verifikueshme. Praktikisht ne Durres, pervec shit-blerjes ‘klasike’ te votes , me para ne dore, ka ndodhur nje megablerje me parate e shtetit dhe te BE. Perdorimi i administrates dhe aseteve publike , ne kundershtim dhe shkelje te ligjit, ne Durres eshte evidente dhe vertetohet lehtesisht me dokumenta. Jane pikerisht ato dokumenta e prova qe sherbetoret e Rames ne KAS nuk pranojne as t’ju a kerkojne institucioneve megjithese jane te detyruar ta bejne…!” – vijon Paloka.

Në fund nënkryetari i selisë blu thekson se ndërsa PD i ka paditur në SPAK punonjësit e administratës në Durrës si të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, ata janë në KQZ duke numëruar votat apo si vëzhgues të PS-së.

“E per ta çuar deri ne fund maskaraden, ja se cfare ndodh sot pikerisht ne sy te KAS-it; PD ka denoncuar perdorimin e administrates ne funksion te manipulimit te votave. Ka denoncuar me emra ne SPAK edhe disa zyrtare ne Durres. Sot , si per te treguar cinizmin dhe arrogancen ndaj ligjit deri ne fund, PS con si vezhgues ne rinumerimin e votave ne KAS , drejtues dhe punonjes te administrates, pjesa me e madhe e te cileve jane ne listen e denoncuar nga PD ne SPAK…! Keta minimalisht duhej te ishin ne pune sot se paguhen me parate e shqiptareve per punet e shtetit. Po ata edhe sot po bejne punen e partise dhe zvarraniket e KAS, kerkojne prova nga opozita ne se u perdor apo jo administrata ne zgjedhje ne sherbim te ‘rilindjes’!!!” – mbyll reagimin Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *