Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon rinumërimi i votave në Durrës për 108 kutitë, LSI-ja nuk mori mandatin që pretendonte


Ka përfunduar rinumërimi i votave në Komisionin  e Ankesave dhe Sanksioneve për 108 kutitë në Qarkun e Durrësit.

Pas rinumërimit të votave, asnjëra nga partitë nuk ka marrë vota shtesë madje ato janë pakësuar.

Kështu LSI ka humbur edhe një votë, ndërsa dy partitë e mëdha, PS dhe PD, kanë humbur përkatësisht 26 dhe 38 vota.

KAS vendosi rinumërim të pjesshëm në Durrës duke pranuar kërkesën e LSI-së për këtë qark e cila pretendonte për një deputet për shkak të diferencës së vogël për të marrë një mandat.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *