Një person është plagosur me armë në Lungomaren e Vlorës këtë pasdite.
Shteti Ergys Likaj është paraqitur në spitalin e qytetit i plagosur në të dyja këmbët.
Nuk dihen ende arsyet e plagosjes, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
“Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“-njofton policia.