Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka dalë në mbështetje të iniciativës për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.
Në një postim në rrjetet sociale, Soreca thekson se BE po e ndjek nga afër këtë situatë së bashku me ambasadat e tjera. Ai bën thirrje që zëri i komuniteteve të ekspertëve të mjedisit dhe i qytetarëve të dëgjohet.
“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. Bashkimi Europian vazhdon ta ndjekë këtë çështje nga afër së bashku me Ambasadat e BE, në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet.”- shkruan Soreca në reagimin e tij.
Shpalljen e Vjosës Park Kombëtar po e mbështesin shumë shoqata të mbrojtjes së mjedisit, shkencëtarë dhe artistë me famë botërore si Leonardo di Caprio.