Teuta është fituese e Superiores në Shqipëri.
Titulli për skuadrën durrsake vjen pas 27 vitesh që prej sezonin 1993-94.
Gara për trofeun më të rëndësishëm të Futbollit shqiptar ka qenë tepër e ngushtë pasi Vllaznia e humbi atë vetëm për shkak të golavarazhit të ulët.
Kjo garë bëri që FSHF-ja të përgatiste tre Kupa, duke i çuar ato në tre stadiume të ndryshme pasi edhe Partizani ishte në garë matematikore për të marrë trofeun.