Vendosni fjalën kyçe....

Agron Gjekmarkaj si palaço publik


Agron Gjekmarkaj, që deri më dje bënte analistin dhe hiqej si parimor, tani është shndërruar në lëpirësin serial të Lulzim Bashës.

Pas pazareve që dyshohet se bëri me Bashën dhe u fut në listat e kandidatëve për deputetë, dyfytyrësia e Gjekmarkajt doli më shumë në pah.

Kritiku i djeshëm tregoi anën e tij të vërtetë, anën e një pseudo-intelektuali, që nuk njeh parime dhe integritet, por pazare dhe lëpirje.

Para se të ishte në listat e PD, shfrynte, shante, akuzonte Lulzim Bashën me lloj-lloj fjalori, sot bën ushtarin e e tij, del dhe sulmon rivalët e tij.

Pazari është ende në fuqi dhe bashkë me të dhe sharlatanizmi i analistit të djeshëm Agron Gjekmarkaj, i cili tregoi se më shumë rëndësi për të kishin të ndenjurat, se sa fytyra.

E pështynte dje Bashën, e akuzonte  nuk ka lënë gjë pa i thënë, ndërsa sot shfaqet sikur po vdes nga dashuria për të. Sot, për të Basha është i përkryer, po njëherësh është i përkryer edhe servilizmi i përshtirë i tij.

Me artikuj të tërë në formë opinionesh, dhe të botuara në gazetën “Panorama” por edhe në media të tjera, nëpër emisione televizive, me fytyrën e analistit, Gjekmarkaj akuzonte dhe shante kreun PD Lulzim Basha.

Gjekmarkaj thoshte se në PD çmohen idiotët dhe se Basha vlerësonte të diskretituarit.

“Në PD nuk vlente CV-ja, kontributi, historia familjare apo opozitarizmi ndaj të majtës.

Hiç asgjë. Ato janë dokrra hinit. Mjafton të takosh njeriun e duhur, në mënyrën e duhur dhe Basha ta hap derën. Nuk ka rëndësi në je idiot, përkundrazi ajo është cilësi që çmohet shumë në PD.

Shikoni postet e reja që shpërndau Basha për t’u bindur për këtë. Natyrisht Lulzim Basha, i shkolluar jo keq si profesionist vite më parë, ka 12 vjet që përdor vetëm 120 fjalë si fjalor kulturor e politik.

Ata që tejkalojnë këtë shifër s’kanë sy për qabe. Nuk e kishim vënë re edhe nga dëshira për ta mbyllur një sy kur zullumet e Qeverisë socialiste s’kishin të sosur.”- shprehej Gjekmarkaj, në Shtator të vitit 2017.

Janë të shumta akuzat e tij ndaj Lulzim Bashës, që ai bënte para pazareve për karrigen e deputetit, ndërsa sot është kthyer në një lepur dhe palaço publik apo thjesht në një sharlatan që nga jeta akademike u katandis në Fahri Balliun e tretë të Lulzim Bashës.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e CNA.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *