Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e Nishanit, reagon Basha: Hedh poshtë shpifjen, përçarëse për PD-në


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratës së ish-presidentit Bujar Nishani se kryedemokrati e dinte paraprakisht për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

Basha thotë se Nishani ka bërë shpifjen më të ulët që i shërben vetëm atyre që kërkojnë të përçajnë PD-në.

E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim më të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *