Vendosni fjalën kyçe....

Dorëheqja e Tom Doshit, kjo është deputetja që merr mandatin e tij në Shkodër


Jetmira Rraboshta është deputetja e re që do të ulet në Parlament nga PSD. Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që kishte si rend dite pikërisht miratimin e mandatit të dytë të Partisë Social Demokrate në Qarkun e Shkodrës.

Emërimi i zonjës Rraboshta vjen pas dorëheqjes së kandidatit Tom Doshi, mandati i të cilit i kaloi kandidates së tretë në listë, zonjës Jetmira Rraboshta.

 “Vendosim dhënien e mandatit të deputetit të kandidatit të radhës të PSD-së, Jetmira Raboshta. Ky vendim hy në vendim menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet brenda 5 ditëve në Kolegjin Zgjedhor.”- tha kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *