Vendosni fjalën kyçe....

Hollësi të reja mbi plagosjen e 19-vjeçarit në Tiranë, si nisi përplasja e autori i dyshuar (Video)


Drejtori i Policisë së Tiranë dha hollësi të tjera lidhur me plagosjen e 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorrit pranë kompleksit ‘Dinamo’ në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, Rebani Jaupi, tha se ngjarja kishte nisur pas një konflikti të çastit e më pas i riu është qëlluar me armë nga autori i dyshuar.

Sipas policisë, autori i dyshuar i plagosjes është 30-vjeçari Klajdi Kodra nga Laçi i cili është shpallur në kërkim. I plagosuri ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas dëshmive të deritanishme, 19-vjeçari ka qenë në një tavolin në lokal dhe pas përplasjes me fjalë me 30-vjeçarin është qëlluar me armë nga ky i fundit.

“Është plagosur një i ri dhe ndodhet në Spitalin e Traumës dhe po bën ekzaminimet e nevojshme. Është jashtë rrezikut për jetën, grupi hetimor po punon. Ka qenë një konflikt i çastit. Të dy personat kanë qenë në lokal dhe një person ka qëlluar me armë. Mendojmë se kemi një emër të autorit, por po punojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mendoj se kemi të bëjmë me motive të dobëta.” – tha Jaupaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *