KAS ka rrëzuar kërkesat ankimore të paraqitura nga Partia Demokratike dhe Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme me 3 vota pro dhe 2 kundër.
KAS i rrëzoi këto kërkesa për shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme dhe la në fuqi rezultatin e vulosur nga KQZ ditë më parë.
“Pasi KAS u mblodh në dhomë këshillimi, bazuar në analizën e provave dhe fakteve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga koalicioni PD-AN, rrëzimin e kërkesës ankimore nga kandidati z.Boiken Abazi, lënien në fuqi të vendimit të KQZ për miratimin e tabelës përmbledhëse për qarkun e Tiranës për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Ky vendim hyn në fuqi. Kundër tij bëhet ankimi në Kolegjin Zgjedhor.”- deklaroi Ledio Braho në mbledhjen e KAS-it.