Vendosni fjalën kyçe....

Kina ‘sy për sy’ SHBA-së pas nisjes së hetimeve për origjinën e Covid-19: Jep shpjegime për sëmundjen në bazën ushtarake në vitin 2019


Pekini i ka bërë thirrje Uashingtonit të japë shpjegime për një sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes në veri të Virxhinias dhe një shpërthim në shkallë të gjerë të sëmundjes së cigareve elektronike në Wisconsin pasi Uashingtoni nisi një hetim të ri për origjinën e Covid-19.

Duke folur të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian, kërkoi nga SHBA-ja që të reflektojë mbi rolin e saj në pandemi dhe të mos hedhë përgjegjësinë vetëm mbi Kinën. Duke përmendur 33 milionë rastet e Covid-19 në SHBA dhe 600,000 vdekjet, Zhao pyeti: “Sa e pastër është ndërgjegjja juaj?”

“Dua gjithashtu të theksoj se baza Fort Detrick është plot dyshime. Ka më shumë se 200 laboratorë biologjikë në Shtetet e Bashkuara që përhapen në të gjithë botën. Sa sekrete ka në to?

Zëdhënësi tha se kishte një sëmundje të pashpjegueshme të rrugëve të frymëmarrjes në veri të Virxhinias në korrik 2019 dhe një shpërthim në shkallë të gjerë të sëmundjes së cigareve elektronike në Wisconsin.

“Kur do publikojë SHBA të dhëna të hollësishme dhe informacione mbi çështjet përkatëse për komunitetin ndërkombëtar? Shtetet e Bashkuara i detyrohen një shpjegimi bashkësisë ndërkombëtare.” –shtoi ai.

Qendra e SHBA-së, ‘Fort Detrick’ me qendër në Maryland ka në brendësi një laborator biologjik që është bërë një temë e nxehtë në rrjetin social Weibo të Kinës. Në vitin 2019, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vendosën të lëshojnë një urdhër për të ndaluar operacionet në laboratorin e mikrobeve për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Komenti i Zhao vjen pasi presidenti amerikan Biden tha të mërkurën se ai po u jepte agjencive të inteligjencës 90 ditë kohë për të përcaktuar origjinën e Covid-19. Biden tha se administrata e tij do të vazhdojë ta shtyjë Kinën të ‘marrë pjesë në një hetim të plotë, transparent, të bazuar në prova ndërkombëtare dhe të sigurojë qasje në të gjitha të dhënat dhe provat përkatëse’.

Duke përforcuar një deklaratë nga Ambasada Kineze në Uashington DC të mërkurën në mbrëmje, Zhao i bëri thirrje SHBA-ve të ndalojë së injoruari faktet dhe shkencën dhe të përmbahen nga thirrjet e përsëritura për të rihetuar Kinën’.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *