Vendosni fjalën kyçe....

Kosova pranon 100 mijë vaksina Pfizer nga mekanizmi COVAX


Edhe 100 mijë e 620 vaksina Pfizer kanë arritur sot në Kosovë, falë Aleancës Gavi të COVAX në Republikën e Kosovës.

Njoftimin e ka bërë Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

Sot kanë arritur 100, 620 vaksina Pfizer falë Aleancës Gavi të COVAX. Që nga arritja e 24, 000 dozave të para të vaksinës, të cilat u pasuan nga 38, 400 doza që morëm dy javë më parë, dhe 15, 000 doza, që janë dorëzuar deri më tani nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor, ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin kanë vaksinuar grupet prioritare dhe qytetarët me sëmundje kronike siç përcaktohet në Planin shtetëror të Vaksinimit”, thuhet në komunikatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *