Vendosni fjalën kyçe....

Macron njeh ‘përgjegjësinë e rëndë’ të Francës në gjenocidin me 800.000 mijë viktima të vitit 1994 në Ruandë


Presidenti i Francës Macron, ka pranuar përgjegjësinë e rëndë të Parisit për gjenocidin e ndodhur në Ruandë në vitin 1994 ku vlerësohet se janë vrarë mbi 800.000 njerëz brenda 100 ditësh.

Kreu i Elizesë kërkoi faljen e të mbijetuarve teksa foli të enjten gjatë një vizite në Memorialin e Gjenocidit të Kigalit. Macron pranoi pjesën e vendit të tij në gjenocid gjatë një fjalimi solemn. Ai tha se Franca ‘nuk ishte bashkëpunëtore’ e gjenocidit, por ishte përgjegjëse.

Presidenti tha se ‘Franca nuk i dëgjoi ata që i paralajmëruan për masakrën e afërt dhe qëndruan pranë regjimit gjenocid. Në një fjalim të shumëpritur, Macron tha se Franca për shumë kohë ka heshtur në shqyrtimin e së vërtetës.

Vizita dhe fjalimi i tij u paraqitën si ‘faza përfundimtare e normalizimit të marrëdhënieve’ midis dy kombeve, pas më shumë se 25 vjet tensionesh që buronin nga roli i Francës në tragjedinë e Ruandës.

“Në këtë rrugë, vetëm ata që kaluan atë natë ndoshta mund të na falin, të na japin dhuratën e faljes.” – vuri në dukje Macron.

Në Memorialin e Gjenocidit të Kigalit, eshtrat e më shumë se 250,000 viktimave janë varrosur. Rreth 800,000 mijë njerëz, kryesisht pakicë Tutsi, vdiqën midis prillit dhe korrikut 1994.

Një gjykatës francez më parë fajësoi presidentin e tanishëm Paul Kagame, një Tutsi, për një sulm me raketa ndaj aeroplanit që mbante presidentin e atëhershëm të Ruandës, Juvenal Habyarimana. Vdekja e Habyarimana ndezi gjenocidin më të madh të Afrikës në kohët moderne, por nuk ishte aspak shkaku i vetëm.

Një raport, i botuar në mars dhe i kryesuar nga historiani Vincent Duclert, arrin në përfundimin se Franca mbante ‘përgjegjësi të rënda dhe dërrmuese’ për gjenocidin, duke vërejtur ‘verbërinë’ e presidentit të atëhershëm François Mitterrand dhe shoqëruesit të tij në trajektoren raciste dhe gjenocidale të Hutuve, qeverisë së mbështetur nga Parisi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *