Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Çdo përpjekje e nxituar PS-së për kapjen e njëanshme të AMA-s minon demokracinë e integrimin europian


Presidenti Meta ka denoncuar sot mazhorancën e Kuvendin se po nxiton të kapë në mënyrë të njënashme Autoritetin e Mediave Audiovizive, një institucion thelbësor për garantimin e lirisë së medias në vend.

Kreu i shtetit shkruan në Facebook se Kuvendi i tanishëm nuk është tërhequr ende nga paketa antikushtetuese ‘Antishpifje’.

“E mbështes plotësisht shqetësimin e drejtë të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të rreth 8200 kolegëve të tyre të huaj të grupuar në Rrjetin “Safe Journalists” dhe e dënoj me forcë nxitimin e mazhorancës dhe të Kuvendit aktual njëpartiak për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, një institucion thelbësor për garantimin e lirisë së medias në vendin tonë. Është pikërisht Kuvendi aktual, që nuk ka qenë i sinqertë, as me median, as me Bashkimin Europian dhe as me Komisionin e Venecias. Për më tepër, që po mbushet gati një vit (19 qershor 2020) dhe ende Parlamenti nuk është tërhequr zyrtarisht nga paketa antikushtetuese “Antishpifje”.” – shkruan Meta.

Në fund presidenti thekson se përkrah thirrjen e gazetarëve për të shtyrë plotësimin e vakancave në AMA deri në ngritjen e parlamenit të ri uke shtuar se çdo përpjekje për të kontrolluar lirinë e medias është goditje e rëndë për demokacinë dhe minon rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

“Duke e përkrahur thirrjen e gazetarëve për të shtyrë plotësimin e vakancave në AMA, pasi Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të fillojë punën, theksoj se çdo tentativë për kontroll të lirisë së medias është goditje e rëndë për demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, që minon seriozisht rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *