Vendosni fjalën kyçe....

Plagosen me thikë dy persona në rrugën e fshatit, i vihen prangat 45-vjeçarit në Maliq


Policia në Maliq ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë dy persona.

Leonidha Lepi, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën e fshatit, ka plagosur një 62-vjeçar me inicialet P. S. si dhe një 46-vjeçar me inicialet F.M.

I pari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, mirëpo 46-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 45 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq.

Shtetasi i mësipërm, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta në rrugën e fshatit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin P. S., 62 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’.”- thuhet në njoftimin e Policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *