Vendosni fjalën kyçe....

“Procesi i 25 prillit tejet demokratik, opozita të na bashkohet për reformën zgjedhore që lamë në mes” – Balla


Kreu i grupit parlamentar të PS-së pohoi sot se procesi zgjedhror i 25 prillit kishte qenë tejet demokratik.

Gjatë fjalës në Kuvend, Balla, theksoi se se forcat politike në vend duhet të pranojnë verdiktin e popullit.

Po kështu ai përsëriti ftesën për opozitën për të vijuar punën e lënë në mes për reformën zgjedhore.

“Procedurat ankimore që subjektet zgjedhore po marrin kohën e tyre dhe koha në dispozicion është pa limit dhe falë Zotit çdo parti politike nuk mund të ketë më gojë në fund të procesit të mos pranojë verdiktin e popullit. Verdikti i qytetarëve është brenda në kuti dhe ta respektojmë të gjithë. Ky ishte një proces tejet demokratik, në shtator sapo legjislatura e re të vijojë punë të punojmë së bashku për vijimin  reformës Zgjedhore të lënë në mes.” – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *