Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka gjobitur sot me 2 milionë lekë Radio Televizionin Shqiptar, pasi në ditën e heshtjes zgjedhore, pra në datën 24 prill, ka publikuar reklama politike.
Vendimi u bë i ditur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Vendosim marrën e masës administrative për Radio Televizionin Shqiptar në vlerën e 2 milionë lekëve gjobë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet brenda 3 ditëve në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.”– tha Celibashi.