Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për mediat me Ministrin e Jashtëm gjerman Micheal Roth deklaroi se BE-ja duhet të mbajë premtimin për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare.
Por Rama tha se BE-ja po përballet me një surprizë ballkanike me bllokimin që Bullgaria po i bën Maqedonisë së Veriut.
“Më vjen shumë që sot nuk janë vetëm ata që e thoshin edhe dje, që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta dhe miratimi i kornizës negociuese bazuar në vendimin e marrë për çeljen e negociatave nga vetë këshilli evropian dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare.BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanike dhe përreth që lidhet me ngërçin e krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Natyrisht nuk mund të përsërisja vetëm se të them me bindje që ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë, duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur konferencën e parë ndërqeveritare. A do të ndodhë? Ne nuk e dimë dhe natyrisht do të varet sa do të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe sa do të jetë e gatshme të heqë barrikadën që i ka vënë këtij procesi. Sidoqoftë, ne sot kemi një mbështetje të zëshme nga të gjitha vendet dhe posaçërisht nga Gjermania”-deklaroi Rama.