Vendosni fjalën kyçe....

Rektori i UT-së: Nuk ka ulje tarifash edhe pse mësimi do mbyllet online


Ky është viti i dytë akademik që mbyllet në distancë. E mesa duket Universiteti Publik i Tiranës, me numrin më të lartë të studentëve nuk ka ndërmend të konsiderojë kërkesën e studentëve për ulje tarife.

Studentët do ta paguajnë të plotë tarifën e studimeve universitare megjithëse i gjithë viti akademik universitar ishte online.

Kështu ka deklaruar ditën e djeshme, Rektori i Universiteti të Tiranës Artan Hoxha duke e konsideruar heqjen e tarifës si një gjë të pamundur.

Sipas tij, nuk është tarifa ajo që i rëndon studentët dhe familjet e tyre. Por shpenzimet për qëndrimin e studentëve nga rrethet në kryeqytet. Sipas rektorit, familjet e studentëve kanë përfituar në këtë mes, nga zhvillimi i mësimit online.

“Sipas të dhënave tona, 70% e studentëve vijnë nga rrethet, 30% banojnë në kryeqytet. Do të thotë që nuk janë tarifat ato që dëmtojnë ekonominë familjare, por pjesëmarrja e studentit në universitet dhe jo në distancë.”-thotë rektori, i cili shton se edhe semestri i dytë, njësoj si i pari do të mbyllet online, pavarësisht lejes nga komiteti teknik i ekspertëve për të hapur auditoret. Edhe ky, një argument shtesë se financat e studentëve nuk do të cenohen.

“Në përgjithësi provimet e semestrit të dytë dhe përmbyllja e këtij viti akademik do të bëhet online, me përjashtime të vogla sipas degëve dhe programeve ku prezenca është e domosdoshme. Kjo do të thotë që ne nuk do t’i ngarkojmë familjet e studentëve me kosto shtesë. Do të mundohemi që programin mësimor ta përfundojmë me nivelin sa më të lartë të realizimit të tij”.

E njëjta gjë nuk ndodh në Prishtinë, ku kostoja vjetore e shpenzimeve për studentët në vitin pandemik është vendosur të zerohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *