Greta Thunberg është rishfaqur me retorikën e saj alarmante të ndryshimit të klimës, duke paralajmëruar dëme të mëdha për njerëzimin nëse të gjithë nuk pushojnë së ngrëni mish. Megjithatë predikimi i saj i fundit mori shumë komente negative në rrjet.
Në një video të postuar së fundmi, aktivistjai suedeze argumentoi se vuajtjet ekologjike të Tokës mund të lehtësoheshin shumë nëse njerëzit do të pushonin së rrituri bagëti.
Sipas Thunberg, ‘marrëdhënia’ jonë me natyrën dëshpërimisht duhet të ndryshojë në mënyrë që t’i jepet fund krizës së pretenduar të klimës, e cila pretendoi ajo se ushqehet pjesërisht nga ngrënia e mishit.
“Sepse le ta pranojmë, nëse nuk ndryshojmë, do të jemi të mbaruar”, deklaroi ajo.
Thunberg deklaroi se ngrënia e mishit nuk është më e qëndrueshme për shkak të burimeve të mëdha natyrore që kërkon dhe se nëse lejohet të vazhdojë bujqësia industriale e kafshëve, ‘ne do të mbarojmë tokën dhe ushqimin’.
Zgjidhja është të shkojmë drejt një ‘diete me bazë bimore’ si pjesë e një ‘ndryshimi të sistemit’ global, propozoi ajo.
Ekologjistja e famshme 18-vjeçare gjithashtu lidhi bujqësinë në fabrikë me Covid-19 dhe sëmundje të tjera, duke vënë në dukje se shumë patogjenë janë gjurmuar tek kafshët.
“Ne po krijojmë kushtet e përsosura që sëmundja të përhapet nga një kafshë në tjetrën dhe tek ne”, tha ajo, duke shtuar se nëse nuk bëhen ndryshime, ‘pandemia tjetër mund të jetë shumë, shumë më e keqe’.