Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj nga Shkodra: Kush nuk fiton duhet të mbajë pëgjegjësi e të largohet nga drejtimi i partisë


Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj, ka zhvilluar sot një takim në Shkodër. Ai tha se gara për kreun e saj e forcon PD-në ndërsa shtoi se ai nuk del kundër partisë me kandidimin për kreun e saj.

Shehaj pohoi se pavarësisht parregullsive në zgjedhje, PD nuk është në pushtet duke thënë se kandidonte për t’i shërbyer asaj.

“Ne nuk arritëm të vinim në pushtet. Ka patur parregullsi, por ky është fakt. Ka patur blerje të votave në zgjedhje e kjo duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, por e vërteta është se PD s’mund ta ndryshojë më rezultatin e zgjedhjeve. Mendoj se gara e konkurrenca e forcojnë PD-së. Kandidimi im nuk do të thotë se po i dal kundër partisë, por dua t’i shërbej. Deri dje këtë gjë e kam bërë si deputet. Asgjë nuk është personal. Jam vetëm në borxh ndaj PD-së për atë që ka bërë për Shqipërinë këto 30 vjet dhe për atë që më afroi.” – tha Shehaj.

Ai shtoi se nëse lideri i partisë nuk fiton zgjedhjet duhet të mbajë përgjegjësi e të largohet nga drejtimi i saj, duke premtuar ta vërë në statutin e partisë këtë rregull nëse fiton.

“Kur nuk fiton mban përgjegjësi. Çdo herë që një lider humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. Këtë do ta vendos në statut nëse zgjidhem kryetar.” – shtoi Shehaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *