Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Punova që Basha të bëhej kryeministër por puna nuk u vlerësua


Agron Shehaj, kandidat për kryetar i Partisë Demokratike deklaroi shpjegoi në emisionin “Të Paekspozuarit” se përse ka vendosur të kandidojë dhe përse ndryshimi i lidershipit është e vetmja mënyrë për të sjellë PD-në në pushtet.

Shehaj tha se punoi shumë gjatë fushatës, që PD të vinte në pushtet dhe Basha të bëhej kryeministër, por deklaroi se puna e tij nuk u vlerësua.

Pas humbjes së zgjedhjeve, duke patur parasysh reagimin dhe mungesën totale të reflektimit, u binda që me këtë lidership në krye, ne nuk mund të fitojmë. Mendoj se është detyra ime, si e çdo demokrati, që nëse është i bindur që kështu nuk fitohet, duhet ti futemi punës dhe të kërkojmë ndryshimin.

PD mund të fitojë vetëm nëse bëhet më e fortë, nëse përfshijmë sa më shumë njerëz të aftë në PD. Vetëm nëse listën e kandidatëve e vendosin anëtarët, jo duke thënë kë nuk duan, por kë duan. Duke bërë listën e kandidatëve në bazë të votave që kanë marrë nga anëtarësia. Kjo e bën PD-në më të fortë. Vetëm anëtarësia e di se kush është i mirë për të përfaqësuar demokratët.

Gjatë zgjedhjeve kam punuar me mish e me shpirt që PD të merrte pushtetin dhe Basha të bëhej kryeministër. Puna ime në vend të vlerësohej, jo vetëm nuk u vlerësua, por u quajt si një punë për vete dhe jo për partinë. Ti thuash deputetëve mos punoni, ose punoni për partinë por jo për vete, nuk e ka ndihmuar Partinë Demokratike“.

Shehaj komentoi edhe faktin se gara për kryetar nuk është në kushte të barabarta dhe se listat e anëtarësisë i posedon vetëm Lulzim Basha.

Gara nuk është në kushte të barabarta. Vetëm çështja e listave e bën garën jo të barabartë. Jo vetëm kryetari aktual, por çdo kryetar i një partie, nëse humb zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen dhe të mos kandidojë.

Nuk mund të ketë garë të barabartë, kur listën e ka vetëm njëri nga kandidatët. Basha është i vetmi kandidat që ka listat.

Duke u futur në garë ndaj kryetarit aktual, e forcon Partinë Demokratike, nuk jam kundër kësaj partie. Jam në PD sot dhe do të jem edhe nesër. Unë do të punoj për PD-në, pavarësisht rezultatit. Do t’i shërbej demokratëve, sot, nesër dhe nëse fitojmë zgjedhjet, do t’i shërbej shqiptarëve“, deklaroi Shehaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *