Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubet duhet të presin akoma për të lejuar zyrtarisht tifozët në stadiume.
E kjo gjë do të ndodhë duke nisur nga 1 korriku dhe sigurisht me një numër të reduktuar.
Ditën e sotme, Komitenti Teknik i Ekspertëve tha në një konferencë për mediet se “Duke filluar nga 1 korrik do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve në kapacitet të reduktuar me 30%”.
Kjo do të thotë se klubet shqiptare do të kenë mundësi që ndeshjet në para eliminatoret e kupave të Europës t’i zhvillojnë me tifozë, edhe pse me numër të reduktuar.
Nga ana tjetër, ky vendim konfirmon se Komiteti Teknik ka refuzuar kërkesën e FSHF-së, për zhvillimin me tifozë të finales së Kupës së Shqipërisë. Kjo ndeshje finale mes Skënderbeut dhe Vllaznisë do të luhet më 31 maj në stadiumin “Air Albania” dhe sipas rregullave, do të zhvillohet pa tifozë.