34 mijë maturantë në mbarë vendin do japin brenda pak ditësh provimin e parë të pjekurisë.
Koha që do kenë në dispozicion për testin është 2 orë e 30 minuta ndërsa që një maturant të konsdierohet kalues duhet të marrë 15 nga 60 pikë gjithsesj që përmban testi.
Sipas drejtoreshës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, maturantët që do infektohen nga Covid-19 gjatë kësaj periudhe nuk do lejohen që të futën në provim duke shkuar në sezonin e dytë, raporton Shqiptarja.
Po kështu sipas saj, pasja e një telefoni ditën e provimit i penalizon maturantët.
Provimi i parë i Maturës Shtetërore do zhvillohet më 3 qershor, ku do jepet Gjuha e Huaj, më 7 qershor do jepet Gjuha Shqipe, më 11 qershor Matematika ndërsa më 15 qershor do jepet Lënda me Zgjedhje.