Lirohet nga qelia Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga një Gjykatë në Belgjikë e cila ka konsideruar se Rraja nuk është pjesë e grupit të dyshuar të drogës.
“Dje gjykata belge ka vendosur që Ramazan Rraja nuk është pjesë e këtij grupi. Nga arrest me burg është lënë në detyrim paraqitje. Është liruar dje nga gjykata në Bruksel.
Nuk janë gjetur prova që ky është pjesë e këtij grupi kriminal. Në Belgjikë kjo është çështje në hetim. Një shtetas lituanez është vrarë me porosi të mafies ruse. Ne marrim një rast atje dhe e përdorim në Shqipëri.”- ka deklaruar gazetari Artan Hoxha për ABC News.
Kujtojmë se Ramazan Rraja u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar, pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar nga policia shqiptare, gjermane dhe ajo belge.
Ramazan Rraja edhe më parë ishte i njohur për publikun pas një videoje ku shihej teksa dhunonte një grua pranë QSUT-së.