Vendosni fjalën kyçe....

Basha takohet me ministrin gjerman Roth: I kërkova të denoncojë masakrën zgjedhore para se të jetë vonë


Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha është takuar sot me ministrin gjerman të Shtetit për Europën Michael Roth.

Në përfundim të takimit, të dy dolën sëbashku në një deklaratë për mediet, ku kryedemokrati tha se i ka kërkuar ministrit Roth të denoncojë masakrën e 25 prillit para se të jetë vonë.

 “Pata kënaqësinë të pres ministrin e shteti Michael Roth të cilin e informova mbi zhvillimet dramatike dhe masakrën zgjedhore të 25 prillit. Shqipëria humbi një mundësi të artë për shqiptarët, për demokracinë por dhe për të ecur përpara me procesin europian të integrimit të vendit. Ky është një proces i bazuar tek arritjet, tek meritat dhe për fat të keq në këto zhvillimet siç e keni parë dhe nga konkluzionet e KE apo rezoluta e Bundestagut Shqipëria ka mbetur në vend numëro për shkak të mosarritjeve të  me kushtet e vendosura të cilat janë rënduar edhe më shumë me zhvillimet e 25 prillit.

Ne kemi bërë gjithçka në dorën tonë, opozita ka bërë gjithçka duke nisur me reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Qeveria i shkeli të dyja këto. Ajo që i kam kërkuar ministrit Roth është të flasin dhe denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit, para se të jetë vonë për demokracinë dhe Shqipërinë, përpara se Shqipëria të vazhdojë të jetë e mbushur me kriminelë në parlament.
Gjermania ka qenë dhe është mbështetëse e madhe e Shqipërisë në çdo front.”– deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *