Kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kreut të PD-së Basha i është refuzuar viza për në SHBA vite më parë dhe që prej asaj kohe nuk ka shkelur më në territorin e saj.
Harxhi e bëri deklaratën në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të gazetarit Arjan Çani.
E pyetur nga ky i fundit, ajo bëri pohimin.
“Basha vetë ka katër vjet që nuk udhëton në Amerikë se i është refuzuar viza. Vizën e ka të refuzuar Arjan. Si mund të bëhet kryeministër një lider opozite që nuk shkon në Amerikë para zgjedhjeve. Sali Berisha në vitin 2003, pas asaj 97-te të rëndë e dërrmimit që pati opozita, në itin 2003 vizitoi Uashingtonin. Unë nuk do çuditesha nëse Basha do shpallej non grata, madje habitem pse s’ka ndodhur e kundërta. Nëse i është ndaluar viza ka një arsye. Basha nuk shkon në Uashington prej 3 vitesh e ca kur takoi Trumpin. Ai ke tentuar disa herë për të udhëtuar për të marrë pjesë në Kongrese dhe nuk i është dhënë viza.”– tha Harxhi.
Ajo shtoi se PD-ja nuk është pronë e Bashës edhe pse ai po e mban peng atë dhe se ai sot është më i dobët se kurrë. Harxhi kritikoi kreun e PD-së mbi listën e anëtarësisë së partisë duke thënë se fshehja e saj është njuë çmenduri.
“Lulzim Basha është më i dobët se kurrë sot. Gara ime është me të sepse unë dua pronën që kam vënë një gur themeli. Dhe sot PD është peng nga Lulzim Basha dhe ne do t’ia marrim. Imagjinoni sikur Edi Rama të mbante për vetë listën e zgjedhësve.” – tha ndër të tjera Edith Harxhi.
Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani