Vendosni fjalën kyçe....

Kadilli: Falë meje sot PD ka katër kandidatë në garë, Basha të ikë pasi ka 8 vite që formulon të njëjtin fjalim pas humbjes


Kandidati për kreun e PD-së, Kadilli, tha sot nga Korça, se falë tij sot ka katër kandidatë në garën për kreun e selisë blu. Ai shtoi se në fund të procesit, PD do dalë më e fortë.

“Në fund të këtij procesi PD do dali më e fortë, unë e arrita me projektin tim një fitore, arrita që PD të ketë garë, kur unë dola atë ditëm ishte e pamundur të besohej se do kishim një garë, sot mburremi që kemi 4 kandidatë, këtë e bëri projekti im, i njeriut që kur bie gjen forcën për t’u ngritur.” – tha Kadilli.

Kandidati shtoi më tej se Basha i ka humbur zgjedhjet e për këtë arsye duhet të largohet që t’i japë frymëmarrje partisë që drejton prej 8 vitesh.

Ai theksoi se gara është e pabarabartë pasi Basha që është në detyrë i ka të gjitha mjetet në dispozicion për t’i impnuar e për të bërë fushatë.

“Gara nisi e pabarabartë, asimetrike sepse kryetari në zyrë i ka të gjitha mjetet për të bërë fushatë për t’u imponuar, po është asimetrike dhe në aspektin moral dhe unë kam epërsi morale sepse i kam thënë gjërat në kohën e duhur dhe që sot merr përgjegjësi për të ngritur PD. Motoja ime është  e thjeshtë, anëtari i partisë, bëhu kryetar i vetes tënde mos prit të bësh karrierë  nga kryetari në Tiranë, bëj vetë karrierë, merr përgjegjësi. Kjo i duhet partisë për ta kthyer në një parti më të madhe se kryetari, më e madhe se vetëvetja, që frymëzon dhe që është e vërtetë. Lulzim Basha humbi. Zgjedhjet nuk ishin aspak të barabarta, as të ndershme, i quajmë sot masakër, nesër do ta gjuajmë gjenocid zgjedhor, kë do të impresionojë Basha? Apo do të zbukurojë humbjen? Ai humbi, të largohet t’i japi frymë partisë, ka 8 vite që formulon të njëjtin fjalim, po humbi në 2025 të njëjtin fjalim do dëgjoni.” – shtoi Kadilli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *