Vendosni fjalën kyçe....

Kosova arrin marrëveshjen me ‘Pfizer’, deri në fund të vitit do marrë 1.2 milionë doza vaksine


Ministri i Shëndetësisë së Kosovës ka thënë sot se pas marrëveshjes së arritur me kompaninë ‘Pfizer’ pret që në Kosovë deri në fund të vitit të arrijnë 1.2 milionë doza të vaksinës anti-Covid nga kjo kompani.

Vitia e bëri deklaratën në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë megjithatë nuk dha hollësi të tjera për shkak të kushteve të marrëveshjes.

“Duhet të kuptoni një gjë. Për shkak shumë termave të konfidencialitetit që kemi nënshkruar, s’mund të japim shumë detaje. Mirëpo, deri në fund të vitit nga kompania “Pfizer” pritet të arrijnë mbi 1.2 milionë vaksina.” – tha ndër të tjera Vitia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *