Një fabrikë tullash në Maminas është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e sotme.
Sikurse vihet re edhe në pamjet e mëposhtme, një shtëllungë e zezë tymi ngrihet mbi godinë dhe ka përfshirë të gjithë zonën pranë autostradës.
Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrëfikëset, të cilët kanë evakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
“Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.“- thuhet në njoftimin e policisë.