Vendosni fjalën kyçe....

Ndërprerje energjie nesër në Tiranë, bizneset e zonat që preken


Ditën e nesërme në disa zona në Tiranë do ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas OSHEE-së, shkak për këtë është rikonstruksioni i kabinës në nënstacionin e Farkës nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 4 të pasdites.

Për këtë arsye do ndërpritet energjia pjesërisht në Sauk të ri, të gjitha bizneset e rrugës së Elbasanit nga Shkolla e Policisë deri te Karburanti i vjetër si dhe disa rrugë.

Njoftimi

“Stakim, 29 maj

Për shkak të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër do të punohet në një nga kabinat e NST Farkë gjatë intervalit kohor 09:00-16:00  do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht Sauk i Ri  dhe të gjithë bizneset në segmentin e  rrugës së Elbasanit, nga Shkolla e Policise deri te zona e quajtur ( Karburanti i vjeter ) gjithashtu pa energji do te jene pjeserisht dhe rruget e meposhtme:

Rruga “Enver Preza”,  rruga “Shaqir Palushi” ,rruga “Ramazan Bregu, rruga “Grigor Gjika”, rruga “Arif Hasko”, rruga “Hamide Dalipi”

Rruga “Selim Jegeni”, rruga “Danish Jukniu”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *