Vendosni fjalën kyçe....

Pësoi mpiksje gjaku pas vaksinës së AstraZenecës, ndahet nga jeta prezantuesja e BBC-së


Një prezantuese e BBC-së ka humbur jetën pasi pësoi një mpiksje gjaku, disa ditë pasi kishte marrë dozën e saj të parë të vaksinës së AstraZenecës.

Sipas familjarëve të saj, Lisa Shaw, e cila punonte për BBC Newcastle, zhvilloi dhimbje koke ‘të forta’ një javë pasi kishte marrë vaksinën dhe u sëmur rëndë disa ditë më vonë.

“Ajo u trajtua nga ekipi i kujdesit intensiv të RVI për mpiksjen e gjakut dhe gjakderdhjen në kokë.

Tragjikisht ajo ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj, të Premten pasdite. Ne jemi shkatërruar dhe Lisa ka krijuar një boshllëk në jetën tonë që nuk mund të mbushet kurrë. Ne do ta duam dhe do të na mungojë gjithmonë.”- thanë familjarët në një deklaratë.

Një certifikatë e përkohshme e vdekjes e përmend vaksinën si një nga faktorët e mundshëm që po merren parasysh për vdekjen e prezantueses. Megjithatë vlerësimi përfundimtar do të dalë më vonë.

Më shumë se 330 raste të një çrregullimi të rrallë të mpiksjes janë vërejtur midis 24.2 milionë personave që kanë marrë vaksinën e AstraZenecës. Ose thënë ndryshe rreth një në çdo 75 mijë njerëz. Deri më tani Pesëdhjetë e tetë pacientë kanë vdekur.

Lisa Shaw u bashkua me “BBC Radio Newcastle” në vitin 2016 si prezantuese e përditshme. Zëri i saj ishte i njohur në veri-lindje të Anglisë, ku ajo gjithashtu kishte pasur një karrierë të suksesshme në radio komerciale.

BBC e përshkroi atë si një “prezantuese të shkëlqyer” e cila ishte “e dashur nga audienca jonë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *