Ditën e sotme, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka vizituar qytetin e Sarandës.
Në takimin me kryetarin e Bashkisë, Adrian Gurma dhe operatorët turistikë, Soreca njoftoi se 40 milion euro do të jetë financimi i BE-së për turizmin përmes projektit Albanian Destination Managment (DMO Albania).
Ai tha se Shqipëria dhe Saranda kanë potencial të madh, por ajo që mungon është koordinimi i të gjithë aktorëve të turizmit në një të vetëm.
“Jemi pothuajse në fund të 3 javëvë e europës 2021. Kemi ardhur në Sarandë dhe kjo përkon dhe me çeljen e sezonit turistik. Europa është këtu sepse këtu është europë. Turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri. Shpresojmë që me situatën pas pandemisë dhe sidomos me vaksinimin gjërat të shkojnë shumë më mmirë dhe të ketë një nivel edhe më të lartë të asaj që ka qenë normaliteti në të shkuarën. Sot kemi pasur mundësinë të shkëmbejmë mendime dhe ide me operatorë turistikë të kësaj zone. Jo vetëm për periudhën afatshkurtër por edhe për një gjë më afatgjatë për sezone të tjera në të ardhmen.
Nëse shikoni rrrjetin tim social e keni parë që jam bërë një ambasador i turizmit në Shqipëri për bukurinë që ofron Shqipëria që miqtë e mi të vijnë këtu sepse miqtë e mi europian të vijnë këtu. Turistët europianë janë të interesuar për Shqipërinë sepse potenciali i Shqipërisë është i mrekullueshëm dhe i madh. Potenciali i Shqipërisë është i mrekullueshëm dhe shumë i madh. Ajo që iu duhet është bashkërendimi dhe koordinimi i të gjithë aktorëve që turizmi të jetë një aset një pasuri afatgjatë dhe të zgjasë. BE po ndihmon ne do japim 40 milion euro për turizmin së bashku me BERZH. Kushti i parë është që turizmi të jetë i gjelbër.”- deklaroi ambasadori Soreca.