Një djalë i ri është arrestuar në Vlorë pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të mitur.
Identiteti i plotë i të arrestuarit nuk bëhet i ditur por jepen vetëm inicialet e tij K. K.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K, 21 vjeç, banues në Selenic, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçare.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë po në Selenicë, policia njofton se ka proceduar penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim shtetasit A. A.,52 vjeç ,R. A., 22 vjeç, A. Z., 28 vjeç dhe F. I., 30 vjeç.
“Këta shtetas në datën 28.05.2021, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasit Y. H. dhe D. H. ( babë dhe bir), banues në Selenic”.– thotë policia.