Autoritetet në Dubai kanë arrestuar Florenc Çapjan të shpallur në kërkim nga organet ligjzbatuese shqiptare, raporton Abc News.
Ai akuzohet për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir.
Ndërsa vëllai i tij është arrestuar prej 2 muajsh për të njëjtën akuzë.
Nuk është hera e parë që arresohen vëllezrit Çapja.
Më 15 qershor 2019, policia arrestoi 10 persona dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë. Mes të arrestuarve ishte dhe Florenc Çapja, anëtar i familjes Çapja.
Në 2019, policia deklaroi se u zbatuan 4 vendime të dhëna nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Elbasan. Vendimet ishin për çështje kriminale të ndodhura në vitet 2006, 2012, 2013 dhe 2017, por që gjatë vitit të fundit ishin rihapur për hetim. Ngjarjet kanë lidhje me vrasjes e ish-policit Fadil Mema,dhe Gentian dhe Nezit Beqirajt.
Ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës në vitin 2006. Sipas policisë autor i këtij atentati ka qenë Florenc Çapja, i cili në të shkuarën është akuzuar edhe për vrasjen e Memës – ekzekutuar më 13 mars 2015 në Torino, Itali – dhe Gentian Beqirit. Të dy këta akuzoheshin nga familja Çapja për vrasjen e Sokol Çapjes – vrarë më 26 dhjetor 2005.
Në vitin 2012, ata u gjykuan për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirajt. Sipas policisë autorët e kësaj vrasjeje të dyfishtë janë Ervis Bardhi (38 vjeç) dhe Etien Çani (28-vjeç).
Ndërsa në 2016, Ardian Çapja u arrestua për sulm ndaj policisë së bashku me dy të tjerë, por më pas u la i lirë nga policia.
Ardjhan Capja i ka shpëtuar tre atentateve në Elbasan:
Më 8 qershor 2020 ai u plagos në një atentat me snajper brenda shtëpisë së tij.
Në vitin 2017, Ardian Çapja u shpëtoi dy atentateve me armë dhe eksploziv.