Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtohet Hysaj, mungon në dy miqësoret me kombëtaren


Kombëtarja Shqiptare e futbollit po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë në fillim të muajit qershor, ndaj Uellsit dhe Republikë Çeke.

Në ditën e tretë të përgatitjeve për këto sfida, grupi i lojtarëve ishte thuajse i plotë, teksa i vetmi që nuk do të luajë është Elseid Hysaj.

Shkodrani nuk ka qenë pjesë e stërvitjes për shkak të një problemi në gju. Mbrojtësi i Napolit u është nënshtruar vizitave mjekësore për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit.

Nuk ka asgjë shqetësuese për gjendjen e mbrojtësit, megjithatë stafi mjekësor i kuqezinjve, në mënyrë që të mos rrezikojë edhe më shumë lojtarin, ka vendosur që ai të mos luajë në këto dy ndeshje miqësore.

E diela do të jetë ditë pushimi për kuqezinjtë, ndërkohë skuadra do t’u rikthehet përgatitjeve të hënën, një ditë përpara nisjes drejt Cardiffit për ndeshjen që do të luajnë kundër Uelllsit.

Kuqezinjtë janë pajisur me fanella të reja, teksa javën e ardhshme do të bëhet edhe prezantimi i fanellave zyrtare që do të përdorin në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *