Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan hap xhami të re në sheshin Taksim të Stambollit (FOTO)


Mijëra besimtarë u mblodhën ditën e djeshme në Sheshin qendror Taksim të Stambollit për të ndjekur nga afër përurimin e një xhamie të re nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Ky event përmbushi një ambicie të mbajtur prej shumë kohësh nga qeveri të ndryshme që nga vitet 1950, për të ndërtuar një vend adhurimi mysliman në shesh, shpesh i menduar si një simbol i laicizmit të babait themelues të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Xhamia në Taksim dhe kupola e saj 30 metra e lartë janë ndërtuar për katër vjet, projekt i mbështetur nga Erdogan, një mysliman i devotshëm, i cili është ankuar se në këtë zonë nuk ka qenë as vend për lutje.

Përurimi gjithashtu përkoi me përvjetorin e protestave masive anti-qeveritare, të cilat filluan në Parkun afër Gezi-t më 28 maj 2013, për shkak të planeve të ndërtimit të qeverisë.

Ekranet në shesh tregonin lutjet e para në xhami, ndërsa punonjësit e bashkisë shpërndanin maska ​​dhe dezinfektantë.

Ardhja e Erdogan u prit me duartrokitje.

“Ne kemi qenë duke pritur për një kohë të gjatë për këtë xhami.”- tha qytetari Mehmet Ali Karahacioglu, 68-vjeç, për Al Jazeera.

“Askush nuk ishte në gjendje ta bënte atë – vetëm Erdogani. Ai është një njeri i veçantë për mua. Sheshi Taksim ka një pamje shumë të bukur tani – do të doja ta kishin ndërtuar këtë xhami 50 vjet më pare.”- tha ai.

Në një fjalim, Erdogan tha se shpresonte që xhamia të “ndriçojë qytetin tonë si një llambë vaji për shekujt që do të vijnë”.

Taksimi është pika qendrore e jetës në anën evropiane të Stambollit – ajo lidhet me rrugën kryesore të blerjeve, që gumëzhin me blerës, turistë, punëtorë dhe festues.

Kjo zonë shërbente si shtëpia e pakicave fetare dhe etnike të Stambollit gjatë epokës Osmane dhe ka disa kisha në afërsi. Këtu përfshihet edhe kisha më e madhe Greke Ortodokse e qytetit, por kishte pak xhami të mëdha.

Mirëpo kritikët, e shohin këtë si një përpjekje të Erdoganit dhe partisë së tij, për të imponuar një fe mbi zonën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *