Është ndarë nga jeta personi i dytë në botë që ka marrë vakinen e Pfizer-BioNTech.
Siç shkruan BBC, 81 vjeçari William Bill Shakespeare, e mori vaksinën e tij të parë kundër Covid-19 në dhjetor në Spitalin Universitar Coventry menjëherë pas 91-vjeçares Margaret Keenan. Familjarët e tij lajmëruan se ai ishte ndarë nga jeta në fillim të kësaj jave.
Shakespeare kishte punuar në Rolls-Royce dhe ishte një këshilltar i famullisë. Por ajo që vihet re, është se ai ka të njëjtin emër e mbiemër me dramaturgun e famshëm britanik William Shakespeare.
Gracias por tanto, internet. pic.twitter.com/O4RpS1t1mH
— Alejo Schapire (@aschapire) May 28, 2021
Kaq ka mjaftuar që një gazetare, ta ngatërrojë atë me dramaturgun e fund shekullit të 16 dhe fillimshekullit të 17, William Shakespeare.
Prezantuesja e Canal 26 në Argjentinë, Noelia Novillo lajmëroi në transmetim live vdekjen e “një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të gjuhës angleze”.
“Ne kemi një lajm që na ka shtangur të gjithëve duke pasur parasysh madhështinë e këtij njeriu. Ne po flasim për William Shakespeare dhe vdekjen e tij. Ne do t’ju njoftojmë si dhe pse ndodhi.“- tha Novillo e cila e konsideroi atë dramaturgun e saj të preferuar.
Gafa e saj nuk kaloi pa u vënë re nga teleshikuesit, të cilën nisën të talleshin me gazetaren në rrjetet sociale.